Skip to content

Edhe nje tjeter humbje jete ne vendin tone

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën, tre ditë pasi u aksidentua në vendin e punës. Viktima është identifikuar si Ilir Laçevi, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në Kryebushat, teksa Laçevi ishte duke punuar në një dyqan bojërash. Mësohet se 51-vjeçari ndodhej në katin e sipërm të ndërtesës dhe po përdorte ashensorin për të transportuar disa kova me bojëra në katin e poshtëm.

Related article  “Njihuni me udhëheqësit e ‘Shqipërisë së re’!”, deputeti nxjerr videon dhe ‘surprizon’ me emrat

Ashensori kishte një kapacitet mbajtës prej rreth 500 kilogramësh, ndërsa në të ishin vendosur rreth 1 ton më shumë. Për shkak të peshës së rëndë, ashensori është shkëputur. Në përpjekje për të shpëtuar, Laçevi është hedhur nga ashensori, por ka mbetur mes shinave.

Related article  Historia e dhimbshme të një nëne 50-vjeçare

TRAGJIKE në Shkodër, VDES 51-vjeçari punonjës i

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime të rënda, duke thyer të dyja këmbët dhe njërën dorë. 51-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi për tre ditë nën kujdesin e mjekëve.

Related article  Kush është ish-ministri socialist që SHPALL kandidaturën e pavarur për kryebashkiak

Por, për shkak të plagëve të rënda të marra nga aksidenti, Laçevi nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Published inNEWS