Moti bën kthesë të shtunën, ja kur vjen vjeshta e vërtetë!

Moti pritet të ndryshojë të shtunën, kur pas ditëve me temperatura të larta do të rikthehen reshjet lokale të shiut. Megjithatë, temperaturat do të vijojnë të mbeten në nivele të larta për këtë periudhë të vitit.

Related article  A 16-year-old boy sparks debate online after wearing a dramatic billowing ballgown

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, deklaroi se temperaturat maksimale gjatë kësaj jave do të arrijnë rreth 34 gradë Celsius.

“Të shtunën do të kemi reshje shiu, por lokale. Temperaturat do të jenë të larta”, tha Gjoni në Report Tv.

Related article  Which Shoes Match This Dress Best? Your Choice May Reveal Your Personality

Në zonat malore, temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin në vlerat 18-19 gradë.

Related article  Kryeministri Rama i vetëm në samitin e NATO-s, Berisha ndan videon: Vetmi, izolim!

Sipas Gjonit, një ndryshim më i ndjeshëm i kushteve atmosferike pritet gjatë javës së fundit të shtatorit. Në këtë periudhë pritet të ndihet më shumë vjeshta, ndërsa reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.