Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Shtime, ku një 51-vjeçar është gjetur i shtrirë para një marketi, ndërsa më pas është konstatuar pa shenja jete në Qendrën Emergjente.
Sipas informacioneve të raportuara nga Sinjali, bëhet fjalë për Nexhmedin Gavazi, i lindur në vitin 1974 dhe banor rezident i QIRSKP-së në Shtime.
Rasti është regjistruar rreth orës 22:30 në rrugën “Tahir Sinani”, përballë QIRSKP-së. Gavazi ishte gjetur i shtrirë para marketit “Elira”, çka bëri që menjëherë të kërkohej ndihma e ekipeve emergjente.
LEXO EDHE: “Pashë vdekjen me sy!”, Flet ambasadori shqiptar qe u sulmua nga Rusia! Dalin pamjet e sulmit (Video)
Ekipi i Emergjencës doli në vendin e ngjarjes dhe 51-vjeçari u transportua me autoambulancë drejt Qendrës Emergjente në Shtime. Pavarësisht intervenimit, mjeku kujdestar konstatoi se ai ishte sjellë pa shenja jete.
Gjatë intervenimit është evidentuar edhe një detaj që ka ngritur dyshimet e para lidhur me atë që mund t’i ketë ndodhur 51-vjeçarit pak para se të gjendej i shtrirë.
Sipas informacioneve të rastit, mjeku ka ngritur dyshimin se Gavazi mund të jetë ngulfatur gjatë konsumimit të ushqimit. Nga goja, përkatësisht nga fyti i tij, raportohet se është larguar një copë ushqimi, që dyshohet se ishte burek.
LEXO EDHE: Rama në panik, paralajmëron ditë te zeza, e papritur kërcënon deputetët për …
Megjithatë, ky është vetëm një dyshim fillestar i evidentuar gjatë intervenimit mjekësor dhe shkaku i saktë i humbjes së jetës nuk është përcaktuar ende. Përfundimi pritet të bëhet vetëm pas ekzaminimeve përkatëse mjekoligjore.
Në vendin ku ishte gjetur 51-vjeçari, si dhe në Emergjencë, kanë dalë hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Për ngjarjen është konsultuar edhe prokurori kujdestar për krime të rënda, Veton Shabani. Sipas informacioneve të raportuara, ai ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe ka urdhëruar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
LEXO EDHE: Aksident I FRIKSHËM! Po prisnin të hapej semafori, furgoni merr para çiftin e të moshuarve … Thuhet se te dy
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetuesit rajonalë në Ferizaj po vazhdojnë punën për të përcaktuar rrethanat e plota.
Obduksioni pritet të jetë vendimtar për përcaktimin e shkakut, përfshirë nëse dyshimi fillestar për ngulfatje gjatë konsumimit të ushqimit qëndron apo nëse 51-vjeçari kishte pësuar ndonjë gjendje tjetër shëndetësore.
