Skip to content

Shifra te fr*kshme te humbjeve te jetes nga aksidentet ne vendin tone!

Katër ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të vendit, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra persona të plagosur.

Sipas të dhënave nga ngjarjet e raportuara, gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën disa persona, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për trajtim në spitalet rajonale dhe në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Një nga rastet tragjike ishte ai i Aleks Ukës, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, pasi ishte plagosur rëndë në një aksident në segmentin rrugor Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav.

Related article  Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

Një tjetër viktimë u regjistrua në aksin Lezhë–Milot, ku një 50-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në orët e mbrëmjes.

Në Ksamil, një aksident me pasojë vdekjen i mori jetën 20-vjeçarit Antonio Mateli, drejtues i një furgoni, i cili ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, në disa zona të tjera të vendit janë regjistruar aksidente me persona të plagosur. Në aksin Elbasan–Peqin, në zonën e Murrasit, tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur pesë persona.

Related article  Rama nis tërheqjen? Do nxjerrim mësime nga pjesa e çiltër e protestës!

Në aksin Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, dy automjete u përplasën dhe përfunduan në kanalin anësor të rrugës. Nga përplasja mbetën të plagosur katër persona, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal të Fierit.

Aksidente të tjera u raportuan edhe në hyrje të Stan-Karbunarës në aksin Lushnjë–Berat, ku një 28-vjeçare mbeti e plagosur pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përplas me barrierat e urës dhe përfundoi i përmbysur.

Related article  Aksidenti fatal del VIDEO: Momenti kur betonierja merr përpara me shpejtësi skëterrë “Audin” dhe bie në nënkalim

Po ashtu, në aksin Peqin–Elbasan dhe në rrugën Fier–Patos u regjistruan përplasje mes automjeteve, ku disa persona pësuan dëmtime dhe morën ndihmë mjekësore.

Bilanci i katër ditëve të para të gushtit tregon një situatë shqetësuese në rrugët e vendit, me disa viktima dhe një numër të konsiderueshëm të plagosurish si pasojë e aksidenteve automobilistike.

Published inNEWS