Skip to content

Iu hoq apo jo “Non Grata”?! SHBA befason me vendimin e fundit për Berishën/ Bëhet “lëmsh”…

Në një atmosferë festive dhe simbolike, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë organizoi pritjen me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku e Ngarkuara me Punë, VanHorn, vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe sakrificat e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe demokracinë.

Pritja u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë të ftuar të shumtë nga të gjitha partitë, media, akademike, shoqëri civile etj. Ajo që ra në sy ishte mungesa e kreut të PD, Sali Berisha, ndërkohë që nuk munguan drejtues të tjerë të kësaj force politike.

Related article  Heartbreaking final gesture Pope Francis made to nurse before death as last words revealed

Ndryshe nga sa ishin rritur pritshmëritë për ndjekësit e Berishës, kreu i PD nuk ka pasur një ftesë zyrtare nga ambasada amerikane, pasi edhe pse ju bë një përjashtim për të udhētuar në SHBA, dizejimi “Non Grata” vazhdon të jetë në fuqi dhe kjo mund të verifikohet në çdo moment në faqen zyrtare të DASH.

Related article  Tragjedi e rëndë! 22 vjeçari i merr jeten kushërires se tij

Në fjalën e saj, VanHorn falënderoi autoritetet shqiptare, trupin diplomatik, të ftuarit e pranishëm, duke e cilësuar përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara si një moment historik me rëndësi të veçantë.

“Më 4 Korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe kërkimin e lumturisë. Për 250 vjet, këto ideale kanë frymëzuar jo vetëm amerikanët, por edhe popujt që kanë aspiruar të jetojnë të lirë”, u shpreh ajo.

Related article  BREAKING NEWS Judge strikes down 'unprecedented' Trump order targeting Perkins Coie law firm

Diplomatja amerikane vlerësoi rrugëtimin e Shqipërisë nga izolimi dhe diktatura drejt demokracisë dhe integrimit euroatlantik, duke e cilësuar atë si një nga historitë më të rëndësishme të suksesit në kohët moderne.

Published inNEWS