Gjendet i v arur në një pemë 32-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Grace të Vushtrrisë, ku një 32-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Viktima është M. P, i komunitetit seeb, rreth 32 vjeç.

32-vjeçari ishte larguar nga shtëpia gjatë pasdites së 16 korrikut, ndërmjet orës 15:00 dhe 16:00, ndërsa familjarët nuk kishin më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Related article  Kryebashkiaku i Nju Jorkut e quajti kriminel lufte, Netanyahu e sulmon: Mbështet përbindëshat terroristë të Hamasit

Pak më vonë, një bashkëfshatar e ka gjetur të varur në një pemë dhe ka njoftuar menjëherë Policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë reaguese, hetuesit e stacionit dhe të rajonit, ekipi i emergjencës, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Prokurori kujdestar për Krime të Rënda.

Related article  Stuhi ekstreme në Ballkan/ Kosova në nivel rreziku 3, Shqipëria në nivel…

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 32-vjeçarit, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr nga IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related article  Dita e 44 e protestës, Marjana Koçeku godet Edi Ramën dhe tregon SMS që i ka dërguar: Kryeministri duhet të largohet!

Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për t’i bërë dëm vetes ose është në krizë emocionale, kërkoni ndihmë sa më shpejt nga një familjar, mik i besuar ose profesionist i shëndetit mendor. Nëse ekziston rrezik i menjëhershëm, kontaktoni shërbimet emergjente.