Skip to content

Policia e Tiranës flet për trupin e gjetur afer Elbasanit

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet te jete i Eglant Koçit i zhdukur prej 4 qershorit.

Verifikimet e mëtejshme do të tregojnë nëse bëhet fjalë për 34-vjeçarin i cili dyshohet se u ekzekutua nga Armand Shaka pasi e rrëmbeu.

Related article  Del një tjetër pamje nga ngjarja! 17-vjeçarja shfaqet duke u kërkuar falje personave që e dhunuan

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht pak më parë se në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull.

Related article  U tha se Balluku është shtatzënë, Grid Rroji bën deklaratën e bujshme!

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.

Related article  “Edi Rama është i ikur” – Hoxha: Do përfundojë si Maduro po bëri rezistencë! SHBA-të do bëjnë gati qeverinë teknike

Policia thotë se nuk është në gjendje të konfirmojë ende nëse trupi i gjetur i përket shtetasit Eglant Koçi që u shpall i zhdukur më 4 qershor. /noa.al

Published inNEWS