Skip to content

Del një tjetër pamje nga ngjarja! 17-vjeçarja shfaqet duke u kërkuar falje personave që e dhunuan

Ngjarja e rëndë e dhunës ndaj një 17-vjeçareje në Fier, e cila ka dominuar vëmendjen e opinionit publik gjatë ditëve të fundit, vijon të sjellë zhvillime të reja.

Pasi videoja e parë, ku e reja shihej duke u dhunuar fizikisht nga disa bashkëmoshatare, shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale dhe nxiti reagimin e autoriteteve, tashmë është publikuar edhe një video e dytë që lidhet me të njëjtin rast.

Related article  Pas 35 ditësh proteste, Rama “qetëson” situatën dhe jep lajmin e madh

Në pamjet e reja, 17-vjeçarja shfaqet duke u kërkuar falje personave që, sipas hetimeve, dyshohet se e dhunuan. Ende nuk dihet në çfarë rrethanash është regjistruar kjo video dhe nëse kërkimfalja është bërë me vullnet të lirë apo nën ndikimin e personave të tjerë.

Related article  Babë e bijë humbin jetën pasi u përmbys traktori – tr*pat e tyre i gjeti nëna

Publikimi i videos së dytë ka rikthyer edhe një herë ngjarjen në qendër të debatit publik, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur diskutime të shumta mbi rrethanat në të cilat është realizuar ajo.

Related article  A e dije se kur një hardhucë hyn në shtëpinë tënde, është një shenjë e…

Ndërkohë, çështja vijon të jetë nën hetim nga Prokuroria, e cila pritet të sqarojë të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktojë përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.

 

Published inNEWS