“Edi Rama është i ikur” – Hoxha: Do përfundojë si Maduro po bëri rezistencë! SHBA-të do bëjnë gati qeverinë teknike

Në intervistën për News24, Hoxha tha se Rama do të detyrohet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje politike. Ai theksoi se Rama ndodhet në vështirësi dhe paralajmëroi se, nëse pengon ndryshimin politik, mund të përballet me të njëjtin fat si ish presidenti venezuelian Nicolas Maduro.

“Me ditë do të jetë Edi Rama. Do të deklarojë publikisht që jam gati të vë në dispozicion mandatin e kryeministrit për të gjetur zgjidhje për krizën politike ku është futur vendi. Mos e dëgjoni njeriun në hall që flet për të yshtur atë grupin e vogël që i ka mbetur afër, se nuk e ka grup të madh si dikur. Do të detyrohet të japë dorëheqjen. Rama sot është njeriu më në hall në Shqipëri. Rama do të shkojë si Maduro. Nëse do të bllokojë ndryshimin që po vjen, zotëria do të ketë fatin e Maduros. Është mbyllur historia e Edi Ramës. Rama është i ikur, në krye të qeverisë është me ditë”, deklaroi Hoxha.

Related article  Edi Rama bën gati “Big Bang”-un e pushtetit, 90% e qeverisë drejt shkarkimit! Dalin emrat dhe gjithçka do ndodhë të Premten

Sa i përket zgjidhjes së krizës, Hoxha kërkoi krijimin e një qeverie teknike me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian. Sipas tij, partitë parlamentare duhet të arrijnë një konsensus për përbërjen e saj, për të bërë të mundur 71 votat e nevojshme.

Related article  Artan Hoxha zbulon për herë të parë kush ishte “koka” që ia bëri

Sipas Hoxhës, me asistencën amerikane, një qeveri teknike mund të krijojë kushtet për avancimin e drejtësisë brenda një periudhe 7 mujore, duke vënë para drejtësisë personat që po e mbajnë peng vendin.

“Qeveri teknike, me mbështetje të plotë të SHBA, por bujrum dhe BE. Si garanci që palët, partitë parlamentare, të gjejnë konsensus. Ata njerëz që formojnë 71 vota në parlament. Mund ta zgjidhin ata shumë mirë çfarë njerëzish do të jenë në qeveri teknike. Mund të jenë edhe nga diaspora, për mendimin tim. Nuk ka pse të jenë medoemos njerëz nga partitë. Duhen njerëz që nuk i kap dot nga xhaketa dhe xhepi. Me SHBA-të sepse kemi fatin të kemi partneritet strategjik me ta. Na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Me asistencën e tyre, të siguroj se do t’ia dalim që kjo qeveri teknike të çojë para drejtësisë për 7 muaj 700-800 veta që janë bërë peng për të ardhmen e vendit tonë. Më pas shkojmë në garë se partitë që reformohen, ecin. E gjykojnë shqiptarët.”, deklaroi Hoxha.

Related article  Ngjarje me permasa fatale ka tr*nditur komunitetin