E fundit! Opozita bllokon foltoren, Berisha kapet mat duke biseduar në telefon, zbulohet emri

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer sërish në një arenë përplasjesh të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës parlamentare.

Bllokimi i foltores, zhurmueset, përdorimi i flakadanëve dhe skenat e zakonshme të kaosit kanë bërë që punimet e Kuvendit të zhvillohen nën një atmosferë tejet të tensionuar dhe pothuajse të pamundur për zhvillimin e debateve normale ligjvënëse.

Related article  Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

Megjithatë, pikërisht në kulmin e kësaj situate kaotike, vëmendja e fotoreporterëve dhe kamerave të pranishme në sallë është tërhequr nga një moment mjaft specifik që dallohej qartë nga rrëmuja e përgjithshme.

Teksa rreth tij deputetët po përplaseshin dhe tymi i flakadanëve mbulonte hapësirat e sallës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është filmuar i ulur qetësisht në vendin e tij parlamentar. I pashqetësuar nga zhurma dhe tensioni që e rrethonte, lideri i opozitës po zhvillonte një bisedë telefonike me aparatin e tij celular.

Related article  Kreu kuvendit te Shqíperise sápo morri vendimin qe do e sh*koje Edi Ramen

Më vonë u konfirmua se personi në linjë me të gjatë atyre minutave ishte aleati i tij politik, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Related article  Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në zonën e njohur ne bregdet

Iazhi i Berishës duke komunikuar i patrazuar mes rrëmujës në sallë ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave online. Përkundër kuriozitetit të madh, deri në këto momente nuk janë bërë publike detajet ose përmbajtja e bisedës mes dy drejtuesve të opozitës në ato momente kulminante të tensioneve parlamentare.