Skip to content

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në zonën e njohur ne bregdet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse artizanale.

Related article  Rare vintage photos reveal Hollywood legends before they became famous.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se po peshkonte me lëndë plasëse në momentin kur eksplozivi i ka shpërthyer në dorë.

Si pasojë e shpërthimit, 65-vjeçari ka pësuar plagë të rënda në trup dhe gjymtyrë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Related article  Për 4 shenja horoskopi, një humbje kthehet në fitore të madhe para fundit të korrikut

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të saj.

Published inNEWS