Skip to content

Policia gjeti trupin e dekompozuar te 34-vjecarit! Dalin pamjet, familjaret bejne veprimin urgjent

Janë publikuar pamjet nga zona pranë fshatit Cerujë, ku policia dyshon se ka gjetur trupin e pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili rezultonte i zhdukur prej më shumë se dy javësh.

E hodhën në humnerë, publikohen pamjet nga vendi ku u gjet trupi

Policia në zonën ku u gjet i pajetë Eglant Koçi

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe ekspertizat e nevojshme për identifikimin e trupit. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

E hodhën në humnerë, publikohen pamjet nga vendi ku u gjet trupi

Eglant Koçi u pa për herë të fundit më 4 qershor pranë sheshit “Wilson” në Tiranë, duke lëvizur me motor, ndërsa një ditë më vonë familjarët e denoncuan të zhdukur në polici.

Që prej asaj kohe, strukturat hetimore kanë zhvilluar kërkime intensive dhe kanë mbledhur dëshmi e prova për të rindërtuar lëvizjet e fundit të Koçit. Hetimet janë përqendruar në disa pista, ndërsa një prej tyre lidhet me aktivitetin e mundshëm të 34-vjeçarit në fushën e kriptomonedhave.

Related article  Body language expert reveals why Donald Trump did not react during WHCD assassination attempt

Megjithëse Eglant Koçi rezultonte i punësuar në një mobilieri, burime pranë hetimit kanë bërë me dije se po verifikohen edhe kontakte dhe aktivitete të tjera të tij, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për Armand Shakajn, i cili konsiderohet si personi kryesor i dyshuar në këtë çështje. Sipas të dhënave hetimore, ai dyshohet se ka ndërruar disa numra telefoni në përpjekje për t’iu shmangur lokalizimit nga autoritetet. Verifikimet kanë treguar se numrat telefonikë, të regjistruar në emrin e tij dhe të familjarëve, janë përdorur kryesisht në territorin e Tiranës.

Related article  China’s “Nostradamus” Claims to Know How the US‑Iran War Will End After Two Predictions Came True, Sparking Viral Debate Online, Bold Forecasts, and Global Curiosity About What His Third Prophecy Could Reveal About Future Conflict Outcomes and Global Power Shifts Amid Rising Tensions Between Washington and Tehran

Zbulimi i trupit të pajetë pranë Cerujës mund të përbëjë një zhvillim kyç për hetimet, megjithatë autoritetet po tregohen të rezervuara deri në përfundimin e ekspertizave mjeko-ligjore dhe identifikimit zyrtar të viktimës.

Familjarët e Eglant Koçit kanë mbërritur me urgjence në vendngjarje, në zonën pranë fshatit Cerujë në Elbasan, ku këtë të enjte u gjet një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur prej rreth dy javësh.

Sipas informacioneve paraprake, policia ka lokalizuar trupin në një zonë të thellë dhe të vështirë për t’u aksesuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe familjarët e Koçit, të cilët po presin konfirmimin përfundimtar nga autoritetet.

Related article  The 1972 Academy Awards: Why It Remains One of the Most Iconic Ceremonies Ever

Eglant Koçi u pa për herë të fundit më 4 qershor në zonën e sheshit “Wilson” në Tiranë, teksa lëvizte me motomjet. Nga pamjet e publikuara edhe nga Newsbomb.al i riu shihej edhe në një servis automjetesh, vetëm pak orë para se të humbte çdo kontakt me familjarët.

Një ditë më vonë, më 5 qershor familjarët denoncuan zhdukjen e tij në polici, duke vënë në lëvizje autoritetet. Gjatë ditëve në vijim specialistët e Krimeve të Rënda arritën të gjenin motomjetin e 34-vjeçarit pranë zonës së “5 Majit”, ndërsa më pas identifikuan edhe ambientin ku ai dyshohet se ishte dërguar pas rrëmbimit.

Published inNEWS