Skip to content

Ish-deputeti demokrat sulmon votuesit e tij, që janë ngritur në protestë kundër Qeverisë: Ju nuk meritoni keqardhje, o hipokritë dhe të pafytyrë

Ish-deputeti dhe nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka komentuar protestën që u mbajt ditën e djeshme në Maliq, ku qytetarët kanë kundër propozimit të PS-së për shkrirjes së bashkisë së tyre me Korçën, në kuadër të reformës së re territoriale.

Në një postim në Facebook, Spaho, i cili është edhe ish-deputet i kësaj zone, shkruan se qytetarët e Maliqit nuk meritojnë as keqardhjen e tij, pasi e shesin votën për para dhe për një thes miell.

Related article  Demi Moore’s Cannes 2026 Red Carpet Appearance Sparks Buzz Over a Notable Detail

Ai i quan protestuesit si të pafytyrë dhe që hipokritë, kur i bëjnë thirrje deputetëve të Korçës që të mos e votojnë reformën territoriale.

Postimi i plotë:

Eh sa keq do me vinte per ta!

Por nuk meritojne keqardhje.

Nje pjese e mire ne Bashkine Maliq, te djathte e te majte, per ca leke te qelbura dhe ca thase me miell, ne zgjedhjet e vitit 2025 votuan per kandidatet e PS dhe te PD nga qyteti i Korces dhe jo kandidatet qe perfaqesonin Maliqin, pavaresisht ciles force politike i perkisnin.

Related article  Patel Sues MSNBC, Ex-FBI Official Over Nightclub Claims

Per here te pare ne 35 vjet demokraci e lane Maliqin pa asnje deputet ne Parlament, kur ne shumicen e rasteve kane pasur dy te tille dhe emra te rendesishem ne PD dhe PS.

Hipokrite dhe te pafytyre qe marrin fjalen ne proteste dhe i bejne thirrje deputeteve te Korces qe te mos votojne reformen territoriale per Maliqin.

Vaj medet, koka ben koka peson kur hapesh kater kanatesh per interesa te dites.

Related article  E bujshme! Largohet nga detyra drejtori i lartë i shtetit, ja kush e zëvendëson

Here tjeter, ju te PD ne Bashkine Maliq kini kujdes kur votoni, mos degjoni Mulin dhe Ivin qe ju thone votoni kandidatin e Korces dhe ju per hater te tyre shkoni e flini me mullixhine.

Tani as Muli as Ivi nuk ju qasin ne dere.

Te pakten sa ishit Bashki me vehte fituat trenin elektrik nga Maliqi tek pylli i fazaneve.

Published inNEWS