Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Barbullush, nb Vaun e Dejës, ku një burrë me iniciale V. K. 73 vjeç, ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Paraprakisht raportohet se ajo ndodhet në rrezik për jetën.
Burime për mediat bëjnë me dije se krimi brenda familjes ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Ndërsa e plagosur mësohet se ka mbetur 68-vjeçarja. Kjo e fundit thuhet se është transportuar me urgjencë spitalit rajonal të Shkodrës, ku aktualisht thuhet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq, mësohet se efektivët e Shkodrës kanë vënë në pranga menjëherë bashkëshortin e saj, i cili dyshohet të jetë personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje, ndërsa deri në këto momente rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.
“Rreth orës 13:00, në fshatin Barbullush, shtetasi V. K. 73 vjeç, dyshohet se ka goditur me çekiç, në kokë, bashkëshorten e tij, shtetasen L. K., 68 vjeçe,e cila është dëmtuar rëndë. Shtetasi V. K. është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.
