Skip to content

Ekskluzive, Sherr në kompanin e njohur, plas konflikti familjar – Detaje shokuese

Një konflikt familjar ka eskaluar mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e kompanisë së materialeve te ndertimit “ILKO” në Kosove, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa në rast dyshohet të jetë përfshirë edhe babai i tyre, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës 20:20, kur Policia ka pranuar informacion për një person të lënduar në objektin e kompanisë.

Related article  “Do largohem menjëherë!”/ Kush e priste këtë gjë! Rama zbulon kur do të japë dorëheqjen…

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur I. K., i cili kishte pësuar lëndime në dorën e djathtë nga një mjet i mprehtë (thikë), si dhe një lëndim në veshin e majtë.

Viktima është dërguar menjëherë në Emergjencë për trajtim mjekësor. Sipas hetimeve fillestare, A. K. dyshohet se e ka goditur vëllanë e tij me thikë, ndërsa G. K., babai i tyre, dyshohet se ka ushtruar sulm fizik ndaj të njëjtës viktimë gjatë incidentit.

Related article  E bujshme! Lirohet nga arresti zyrtari i fuqishem, vendimi i papritur që po trondit opinionin publik!

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, A. K. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa G. K. është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij po zhvillohet procedurë për veprën penale “Sulmi”.

Related article  Më shumë se dy orë rezistencë ndaj RENEA-s dhe bluve, vrasësi i vjehrrit shpërthen në lot: Më kanë marrë 730 mijë paund

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në konfliktin familjar./GazetaSinjali/

Published inNEWS