Skip to content

Trnditet fundjave, ngjarje e rende ne vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës, teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.

Related article  Befason moti ne fundjave, ja ajo qe parashikohet

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit. Ai kishte shkuar gjatë ditës së sotme në zonën e fshatit Kurtesh, në Kolonjë, për të ngarkuar trupa druri.

Related article  E TMERRSHME/ Shperthen magazina e fishekzjarreve ne Shkozet, dalin detajet e renda, dyshohet se

Gjatë procesit të punës, një prej trupave të drurit është shkëputur dhe e ka zënë poshtë 36-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Related article  Reagon familja e policit qe humbi jeten ne krye te detyres

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Published inNEWS