Doriani, që takoi Edi Ramën në gjendje të rënduar

Pak ditë më parë Dorjan Buraku, djaloshi me karrocë invalidi, u bë virale në media se u takua me kryeministrin Edi Rama në kulmin e protestave. Në videon e postuar nga kryeministri, ai kishte shprehur dëshirën ta takonte vetë, pas ditësh të tëra në protestë.

Por çka ka ardhur pas takimit me kryeministrin, e ka rënduar më tej shëndetin e tij mendor, përveç atij fizik që është në karrige me rrota. Një lumë komentesh negative, akuza për shitje, madje edhe fyerje personale për fizikun, e kanë tulatur.

Related article  Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen do …

Ditën e sotme, ka gjetur kohë të takohet në Lezhë me deputetin socialist Admir Kadeli, i cili njëherazi poston foton me të duke treguar edhe gjendjen e rënduar të djaloshit.

“Kishin prekur gjendjen e tij fizike, por ajo që e kishte lënduar më shumë ishte përpjekja për t’i përbaltur dinjitetin. E kishin quajtur të blerë, sikur bindjet dhe fjala e tij të kishin një çmim. Mes gjithë atij hidhërimi, më kërkoi vetëm një nder: të thosha nga foltorja e Parlamentit se Dorian Buraku është njeri i ndershëm. Se as blihet, as shitet.

Related article  Ja si pritet moti, parashikimi me detaje

Më foli për protestën ku kishte marrë pjesë, për shqetësimet që e kishin çuar atje dhe për gatishmërinë për të dalë përsëri, nëse gjërat nuk rregullohen. Po aq lirshëm kishte zgjedhur të takonte Kryeministrin. Sepse Dori mendon vetë, vendos vetë dhe ka guximin të thotë kur diçka nuk shkon mirë. Kjo liri i përket atij, njësoj si çdo qytetari tjetër.

Askush nuk ka të drejtë t’ia mohojë apo ta poshtërojë për zgjedhjet që bën. Disa prej atyre që e fyen do të bënin mirë ta dëgjonin. Do të mësonin prej tij çfarë do të thotë të kesh kurajën e mendimit tënd dhe të mos e nxjerrësh në shitje dinjitetin. Dori, të dhashë fjalën se do të flas nga foltorja e Parlamentit për ndershmërinë, dinjitetin dhe burrërinë tënde. Dhe do ta mbaj. Zëri yt meriton të dëgjohet. Dhe respektin e meriton pa pasur nevojë t’ia kërkosh askujt”, shkruan Admir Kadeli duke postuar edhe foton me djaloshin.

Related article  18-vjeçari ne Tirane kap m*t mamanë me djalin e tezes. Tr*ndit babai i djalit: Ja fala heren e pare kur shkoi me