Skip to content

Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen do …

Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij vijon për të 81-ën ditë radhazi. Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet e radhës.

Aktivisti dhe bashkë-organizatori i protestës, Arben Kola e përshkroi qëndresën e deritanishme si një “film të bukur” dhe një rast studimi, duke theksuar se kohëzgjatja e saj ka tejkaluar çdo parashikim. Sipas tij, pjesëmarrja e vazhdueshme tregon një rritje të ndërgjegjësimit qytetar dhe një përfshirje të gjerë të grupmoshave të ndryshme, veçanërisht të të rinjve dhe të moshuarve.

Related article  Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Kola paralajmëroi se protesta mund të marrë përmasa edhe më të mëdha gjatë muajit shtator, kur familjet dhe studentët të rikthehen në Tiranë. Ai tha se përballë asaj që i cilësoi si skandale të vazhdueshme dhe mungesë reflektimi nga qeveria, qytetarët mund të orientohen drejt formave të mosbindjes civile.

Related article  Ndahet nga jeta ish-ministri i njohur

Aktivisti deklaroi se reagimi minimal që duhej të kishte ardhur nga qeveria ishte dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Duke vlerësuar mënyrën e zhvillimit të protestave, Kola tha se qytetarët kanë dëshmuar një nivel të lartë qytetarie dhe se kjo formë e qëndresës është parë pozitivisht edhe jashtë vendit.

Related article  Edi Rama i çon mesazh hoxhës: Mos bëj punën e shejtanit! Po ti për llogari të kujt…
Published inNEWS