Humb jetën i riu pas përplasjes me mjet motorrik në aksin e madh

Aksident me vdekje pas mesnate në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

​Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, shtetasi me iniciale M.K., 31 vjeç, ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij kur ka humbur papritur kontrollin e drejtimit.

Related article  Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deputetët, ja cfare beri Spiropali

Shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjetit në momentet kritike, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

Related article  Trgjedi, 13 të vdkur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël turistik, asnjë i mbijetuar!

​Si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, drejtuesi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordyrat mbrojtëse anësorë të rrugës.

Related article  Aksident i rëndë në vend, makinat përplasen

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar 31-vjeçarit dëmtime të rënda. Fatkeqësisht, goditja ka qenë fatale dhe i riu ka humbur jetën në vendngjarje, duke e bërë të pamundur çdo ndërhyrje nga ana e ekipeve të urgjencës mjekësore.