Aksident i rëndë në vend, makinat përplasen

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjeje ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një “Volkswagen” që drejtohej nga Viktor Doda dhe një “Benz” me drejtues Kristjan Laska, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Related article  Gjyqtarët i çuan në SPAK për pagat, agjentët e BKH-së futen në Kuvend, thuhet se janë sekuestruar qindra…

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Viktor Doda, banor i fshatit Bilaj. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, Kristjan Laska, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Related article  Pinte çdo të hënë kafe me të! Ja si Altin Dumani e përzuri Vlora Hysenin nga zyra…! Do ngelni pa fjalë nga detajet

Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti “Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related article  Ngjarja qe ka shókuar te gjithe, raportohet se ka humbje jete