Skip to content

Alarm për temperatura ekstreme në fundjavë, rrezik zjarresh në 6 qarqe të vendit

Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, vendi pritet të përballet me temperatura shumë të larta gjatë periudhës 29 korrik, 2 gusht 2026, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron se ditën e diel ky rrezik do të arrijë kulmin, veçanërisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ku priten vlera të larta të temperaturës.

Related article  Pas 29 ditësh protestë, protestuesit hedhin hapin qe askush nuk e priste

Në qarqet e tjera, niveli i rrezikut për ditën e diel është klasifikuar si “i moderuar”.

Temperaturat e parashikuara

Zonat e ulëta: deri në 39.5°C, me pikun në bashkinë Peqin.

Related article  Çfarë mund të përfitojnë të moshuarit nga ndryshimet e reja në shtator

Bregdeti: deri në 38.9°C.

Zonat kodrinore: deri në 38.3°C.

Zonat malore: deri në 33.3°C.

Instituti thekson se rritja e temperaturave do të vazhdojë deri të shtunën, 1 gusht, kur pritet të arrihet edhe maksimumi.

Related article  Ne rast se nuk largohet deri ne Shtator

Paralajmërimi vjen në një periudhë kur rreziku nga zjarret është i lartë ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

Published inNEWS