Erjon Vishkulli rrezikonte shikimin dhe dëmtime në tru, mjekët italianë ngelën pa mend nga çfarë zbuluan

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i plagosur me plumb gome gjatë protestës, ka kaluar me sukses ndërhyrjen e vështirë kirurgjikale në Itali. Operacioni zgjati plot 7 orë, ndërsa gjendja e të riut paraqiste rreziqe serioze për shikimin dhe trurin.

Related article  Qeveria miraton kete pkete: Deri në 10 paga dhe banesë falas

Ministrja Klodiana Spahiu bëri të ditur se ndërhyrja kishte përfunduar me sukses, ndërsa mjeku italian, profesori Stanislao Rizzo, e cilësoi operacionin mjaft të ndërlikuar.

Related article  Një ngjarje e rëndë është regjistruar brenda një familjeje Shqipatre!

Për shkak të pozicionit të plumbit pranë strukturave kraniale, 28-vjeçari rrezikonte dëmtime të rënda neurologjike, komplikacione në tru, si dhe dëmtimin e syrit tjetër.

Fatmirësisht, mjekët arritën të ruanin strukturën e syrit. Në ditët në vijim, Vishkulli do t’u nënshtrohet vlerësimeve të tjera mjekësore për të përcaktuar nëse do të jetë i mundur rikuperimi i plotë i shikimit.

Related article  Media ne zi, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar