Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me njoftim URGJENT për udhëtarët

Me afrimin e kulmit të sezonit veror dhe rritjen e ndjeshme të fluksit të pasagjerëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët.

Autoritetet aeroportuale u bëjnë thirrje pasagjerëve të paraqiten në terminal të paktën tre orë përpara orarit të nisjes së fluturimit.

Related article  “Nèse një grua ka GJòKS të vogël, do të thotë që pjesa e saj întîme ...

Sipas njoftimit, mbërritja në kohë është thelbësore për përfundimin pa probleme të të gjitha procedurave të udhëtimit, përfshirë check-in-in, kontrollet e sigurisë dhe formalitetet e tjera të nevojshme.

Related article  E fundit! Merr fund java e “F*rrit”,ja kur nis ulja e temperaturave

“Me rritjen e ndjeshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje të gjithë pasagjerëve të paraqiten në terminal të paktën 3 orë përpara nisjes së fluturimit.

Paraqitja në kohë ndihmon në përfundimin pa vonesa të procedurave të check-in, kontrollit të sigurisë dhe formaliteteve të udhëtimit, duke garantuar një eksperiencë sa më të qetë për të gjithë udhëtarët”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e bërë nga Aeroporti.

Related article  King Charles and Queen Camilla Continue U.S. Trip in New York City with Tribute to 9/11 Victims