E fundit, Policet e Bashkise alarmohen, gjejne arme te fshehur ne lulishte! Kur shkojne ta heqin, tronditen nga zbulimi…

Një pistoletë lodër e harruar nga fëmijët mes luleve në shëtitoren e Sarandës ka ngritur në këmbë uniformat blu dhe shërbimet e Policisë Bashkiake, të cilat kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë njoftuar grupin hetimor.

“Arma” është pikasur në orët e para të mëngjesit nga efektivë të Policisë Bashkiake të Sarandës, të cilët kanë siguruar menjëherë vendin e ngjarjes deri në mbërritjen e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Related article  Do trishtoheni kush ishin/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

Ekspertët dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet e para proceduriale, duke menduar se arma e zjarrit ishte hedhur në lulishte për të fshehur gjurmët, pasi mund të ishte përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Related article  Ja çfarë paralajmëron qeveria për 755 mijë të moshuar

Mirëpo, nga kontrolli i specialistëve ka rezultuar se arma ishte një pistoletë lodër dhe kishte ngjashmëri pothuajse perfekte, çka bëri që në momentin e parë të dyshohej se bëhej fjalë për një armë të vërtetë.

Related article  I fundit! Politikani shumë i njohur arrestohet nga policia

“Pistoleta” e gjetur nga policët e bashkisë në shëtitoren e Sarandës, në një lulishte të shëtitores “Naim Frashëri”, mbi plazhin “Centrali”, nuk ishte armë zjarri por armë lodër me sfera plastike.