Aksidente te frikshme ne vend, tete persona transportohen me urgjence per ne Tirane, dyshohet qe…

Dy aksidente të rënda rrugore janë regjistruar në akse të ndryshme të vendit, duke lënë të plagosur disa persona dhe duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të policisë dhe ekipeve mjekësore.

Një nga aksidentet ka ndodhur në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur pesë persona. Të dëmtuarit janë transportuar fillimisht në spitalin e Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Related article  Krim i rëndë familjar | Babai vret djalin e tij – Dalin emrat

Lexo gjithashtu: E dhimbshme! Ky është Roni që ndërroi jetë
Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, katër prej të plagosurve janë nisur më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi dinamikën e aksidentit apo gjendjen e secilit prej të plagosurve.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Related article  E trishtë, çfarë po ndodh sot me Rozalindën

Lexo gjithashtu: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje
Një tjetër aksident është regjistruar në afërsi të kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë–Shkodër, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë, veçanërisht mes dy prej mjeteve, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve dhe të një pasagjeri. Të tre personat e dëmtuar janë transportuar drejt spitalit të Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Trònditet vendi nga shpèrthimi

Lexo gjithashtu: Humbja e jetës së vëllait të Franc Konomit
Drejtuesi i automjetit të tretë nuk ka pësuar dëmtime. Nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një parakalim i gabuar, megjithatë shkaqet e sakta mbeten objekt hetimi.