E BUJSHME – Vjen lajmi i bujshem per Rinasin, sapo u be e ditur se Aeroporti … (E PLOTE)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë rritje të ndjeshme të pasagjerëve, duke u renditur në krye të aeroporteve të rajonit për numrin e udhëtarëve  gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në aeroport janë regjistruar rreth 6 milionë pasagjerë. Shifra përfaqëson një rritje prej 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Related article  Ne rast se nuk largohet deri ne Shtator

Të dhënat janë bërë publike edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka vënë në dukje rritjen e vazhdueshme të numrit të udhëtarëve që përdorin aeroportin e Tiranës.

Related article  Dalin emrat e babe e bir qe humben jeten

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025″, shkruan Rama.

Related article  E fundit! Rama shkarkon Ministrin e Brendshmëm, ja kush është KOKA e madhe që e zëvendëson

Rritja e trafikut ajror vjen në një kohë kur Shqipëria po vijon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në rajon. Shtimi i numrit të vizitorëve dhe zgjerimi i lidhjeve ajrore kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.