U përplas me sekretaren e Kuvendit, ja çfarë detyre merr Elisa Spiropali

Në seancën plenare të së enjtes, mes protestës së opozitës brenda sallës dhe asaj të qytetarëve e studentëve jashtë Kuvendit, Elisa Spiropali u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Vendimi u bë i ditur nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare.

Related article  E fundit! Lëvizje e madhe në administratë, ish deputeti i PS merr postin e madh

Sipas njoftimit, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, do të jetë anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, ndërsa deputetja socialiste Evis Kushi u caktua anëtare zëvendësuese në këtë delegacion.

“Në mbështetje të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali… caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion”, deklaroi Peleshi.

Related article  “Mund të kenë pasur marrëdhënie, Kodi Penal nuk të dènon”/ Curri në Top Story: Dosjen e Vlora Hysenit e nxori Belînda Balluku

Caktimi u njoftua në një seancë të shoqëruar nga tensione politike, ndërsa opozita protestonte brenda sallës së Kuvendit dhe jashtë godinës vijonte protesta e qytetarëve dhe studentëve.

Related article  PROTESTA\ Policia nuk fal, e pesojne keq 19 persona! Ja cfare dihet deri me tani (Detajet me te fundit)

Ndërkohë që vetë Spiropali në të njëjtën seancë, u shfaq e tensionuar me sekretaren e Kuvendit, për shkak se gjatë votimit nuk e mbante në dorë kartonin jeshil.