Sherr me th*ka pranë oborrit të gjimnazit/ Tre adoleshentë të pl*gosur, njëri rëndë, niset

Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacionit paraprak, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Related article  Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme

Sherri ka ndodhur në afërsi të oborrit të gjimnazit “Skënderbej” të qytetit të Krumës, njëri nga të plagosurit ka dëmtime në bark e tjetri plagë në shpatull.

Related article  E DHIMBSHME: Një ngjarje e rëndë brenda familjes është regjistruar, shkak toka e tyre!

Të plagosurit janë në moshën 16-vjeçare.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të konfliktit dhe shkaqet që çuan në përleshjen mes adoleshentëve.

Related article  Fundjavë me temperatura ekstreme! Institucionet japin lajmin urgjent për shqiptarët