Skip to content

Shkrumbohet nga flakët banesa në Fier, detajet e renda

Një banesë është përfshirë nga flakët, e cila është shkrumbuar plotësisht këtë të premte në lagjen “Sheq i Madh”, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur banorët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Pas ndërhyrjes së tyre, zjarri është neutralizuar, duke parandaluar përhapjen në banesat e tjera që ndodheshin shumë pranë.

Related article  Çim Peka krah Arben Ahmetajt, cakton datën

Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banesën, pronarja ka pësuar djegie të rënda. Ajo është transportuar me urgjencë fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore, pritet të dërgohet në Tiranë për mjekim të specializuar.

Related article  Marie Osmond Reflects on Her Brother and Shares His Final Words Before His Passing

Ndërkohë, familja prej katër anëtarësh ka mbetur në mes të katër rrugëve, pasi banesa është dëmtuar rëndë nga zjarri. Ata jetonin në kushte të vështira ekonomike, të cilët kërkojnë ndihmë për strehim.

Related article  Detaje nga ngjarja e rende mengjesin e sotem ne Tirane

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Published inNEWS