Skip to content

Themeloi një kompani në Emiratet Arabe që do shpëtonte jetë! Vdes nga infarkti milioneri shqiptar vetëm 35 vjeç

Një lajm i trishtë ka tronditur familjarët dhe të afërmit e Arlend Prend Gjonit, i njohur si Ledi, i cili është ndarë nga jeta në moshën vetëm 35-vjeçare. Sipas njoftimit të familjes, ai ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Arlend Gjoni, me origjinë nga Berisha e Pukës, kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në biznes dhe sipërmarrje, fillimisht si emigrant dhe më pas duke investuar në ide, teknologji dhe inovacion.

Related article  Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit, Sinoptikania zbulon…

Vitet e fundit ai ishte zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte bashkëthemelues i Prepaire Labs, një kompani e angazhuar në zhvillimin e teknologjive në fushën e bioteknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ndër projektet e saj është edhe GenetiQ Digital Twin, një teknologji që synon të ndërthurë të dhëna gjenetike, metabolike, klinike, imazherike dhe biometrike për të ndihmuar në identifikimin e hershëm të rreziqeve shëndetësore dhe personalizimin e trajtimeve.

Related article  E fundit! Qeveria Rama merr VENDIMIN “final”: Nga sot, do të caktohet…

Të afërmit e përshkruajnë Arlendin si një njeri me vizion dhe ambicie të mëdha, i cili pavarësisht moshës së re kishte arritur të investonte në projekte me synimin për të sjellë risi në fushën e teknologjisë dhe shëndetësisë.

Related article  ja ku ndodhi ngjarja qe shòkoi banoret

Pritja e të ndjerit do të bëhet pranë shtëpisë funerale “Alba 2000”, në rrugën e Durrësit, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet të dielën, më 16 gusht, në orën 13:00, pranë varrezave të Prushit, Kombinat, Tiranë.

Ngushëllime familjes Gjoni dhe të afërmve për këtë humbje të parakohshme.

Published inNEWS