Skip to content

Dalin emrat e babe e bir qe humben jeten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të diele zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Lidhur me këtë tragjedi një reagim zyrtar ka ardhur dhe nga Policia e Shtetit e cila ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mgull të Dukagjinit ku babë e bir janë vrarë me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, viktimat janë Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, ndërkohë i plagosur nga të shtënat ka mbetur shtetasi Lazër Bashi.

Related article  Erdogan i premton Kurtit, “dridhë” Beogradin me deklaratë për Kosovën

Ka qenë një telefonatë që ka mbërritur në Policinë e Shkodrës ajo e cila ka ngritur alarmin dhe ka informuar autoritetet për këtë ngjarje. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Burimet paraprake bëjnë me dije se dy personat e plagosur rëndë nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra, ndërsa një person i tretë ka mbetur i plagosur.

Related article  Ministri jep LAJMIN E MIRË: Në Policinë e Shtetit do të ngrihet një …

Sakaq theksojmë se forca të shumta policie janë nisur drejt fshatit Mgull, por për shkak të pozicionit gjeografik të zonës puna e autoriteteve është vështirësuar. Dukagjini është një territor i thellë malor, disa orë larg qytetit të Shkodrës, ndërsa në pjesë të ndryshme të zonës mungon edhe sinjali telefonik.

“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir. Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Related article  S'kanë kaluar as 3 ditë nga vdkja e 26-vjeçares, tjetër aksident i frikshëm në ‘rrugen e mallkuar’ ne Shqiperi

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Published inNEWS