Jep vendimin Gjykata e Tiranes per 14 te arrestuarit para Kryeministrise

Gjykata e Tiranës ka liruar 14 aktivistët dhe qytetarët e arrestuar pas përplasjeve me policinë gjatë protestës së 1 shtatorit pranë Kryeministrisë.

Të arrestuarit qëndruan rreth 48 orë në qeli, ndërsa Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurie ndaj tyre.

Related article  Aksident i rëndë në aksin e madh ne vend, detajet e para

Arrestimet ishin kryer pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së 1 shtatorit, kur protestuesit rrethuan godinën e Kryeministrisë dhe pati përplasje me efektivët e policisë.

Ata ishin arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Related article  Familjaret e italianes bejne kerkesen e dhìmbsme

Pas shqyrtimit të rasteve, gjykata vendosi lirimin e të 14 personave, duke mos vendosur ndaj tyre masa të mëtejshme sigurie.

“Nuk është hera e parë që Gjykata e Apelit konstaton arrestime të paligjshme. Dy raste prej meje do bëjmë kallëzim penal”, u shpreh avokatja Eda Grimci.

Related article  “Ba hajde se kam fr*kë”, historia sh*kuese e varrmihësit në Tiranë: Dëgjoja të qarën e një fëmijë ne v*rr, kur afrohesha