Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën, Berisha mbetet jashtë

Faktori ndërkombëtar ka zbritur në fushë si palë e tretë për të ndërmjetësuar krizën e rëndë politike në Shqipëri.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka takuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Sipas burimeve, ajo i ka bërë të ditur se ndërkombëtarët do të hyjnë në proces si ndërmjetës.

Ky hap pritet të konkretizohet gjatë ditëve të ardhshme me krijimin e një trojke, ku do të marrin pjesë ambasadori amerikan, ambasadorja e Bashkimit Europian dhe ambasadori gjerman në Tiranë.

Trojka pritet të paraqesë një paketë me disa skenarë për uljen e tensionit dhe hapjen e një procesi politik. Paketa mbahet ende diskrete, por “Pamfleti” ka mësuar disa prej pikave kryesore.

Related article  veliaj merr lajmin e keq

Skenari kryesor parashikon krijimin e një qeverie uniteti, me Edi Ramën në postin e kryeministrit. Në kabinet, sidomos në ministritë delikate, do të përfshiheshin figura që gëzojnë konsensus dhe nuk përballen me kundërshtim të gjerë publik.

Paketa përmban edhe ndryshime të rëndësishme institucionale, që nga zgjatja e mandateve të SPAK-ut dhe GJKKO-së, deri te një reformë rrënjësore zgjedhore. Në diskutim mund të hyjë edhe kufizimi i mandateve të kryeministrit.

Fakti më i rëndësishëm mbetet hyrja e ndërkombëtarëve në proces si arbitër. Nëse trojka e merr zyrtarisht këtë rol, ajo do ta çojë ndërmjetësimin deri në fund. Një marrëveshje e tillë nuk mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat e njërës palë.

Related article  Vjen lajmi i fundit per te plgsurin rende ne ngjarjen e sotme

Paketa nuk parashikon cenimin e rendit kushtetues dhe institucional të zgjedhjeve. Ndërkombëtarët e kanë përcaktuar këtë si vijë të kuqe, pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleatët nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje të imponuar përmes dhunës.

Kompromisi i vetëm në kalendarin zgjedhor mund të jetë zhvillimi i zgjedhjeve vendore së bashku me ato parlamentare, nëse mazhoranca e pranon këtë kusht.

Një pengesë tjetër lidhet me përfaqësimin e protestës. Ndërkombëtarët duhet të përcaktojnë se me kë do të bisedojnë dhe kush mund të marrë përsipër përfaqësimin e protestuesve.

Hyrja e tyre në proces nuk përbën një lëvizje të vogël. Sipas të gjitha gjasave, ata kanë zhvilluar paraprakisht kontakte me aktorët kryesorë të palëve.

Related article  E FUNDIT - Bien çmimet e apartamenteve në Tiranë, ja sa kane rene cmimi per m2

Shtetet e Bashkuara, përmes ambasadorit të ri Eric Wendt, kanë mbajtur një qëndrim të prerë kundër dhunës dhe kanë kërkuar zgjidhje përmes dialogut. Të njëjtën linjë kanë ndjekur Bashkimi Europian dhe Gjermania.

Shqipëria duket se ka hyrë në një fazë të re. Ndërkombëtarët po ndërtojnë një proces që, sapo të nisë zyrtarisht, mund të përfundojë me një marrëveshje politike.

Deri tani, burimet bëjnë të ditur se trojka ka lënë jashtë këtij procesi Sali Berishën. Ai ka tentuar të hyjë me forcë, madje ka sulmuar edhe ambasadorin amerikan. Shkurt, Berisha e ka kaluar vijën e kuqe./Pamfleti