Skip to content

Detaje te reja per humbjen e jetes se 37 vjecares shtatzane

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht tre mjekët e maternitetit të qytetit, të cilët janë vënë në lupën e drejtësisë pas vdekjes së 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe në rast se ka pasur neglizhencë nga ana e bluzave të bardha, ata kanë bërë të mundur procedimin në gjendje të lirë të shtetasve: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.

Related article  “Reign Check” Podcast: Inside the headlines of the British Royal Family

Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related article  Search results for: Reports Claim Tension Erupted During Alleged Trump–Xi Meeting, Sparking Online Reactions

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Ngjarja tragjike u regjistrua ditën e djeshme, ku 37-vjeçarja e identifikuar si Marjana Karolina Bunaj, shtatzënë në muajin e shtatë, ndërroi jetë në spital, ndërsa familjarët e saj kanë bërë denoncim në polici, duke ngritur dyshime për neglizhencë mjekësore dhe vonesë në trajtim nga bluzat e bardha në Pogradec.

Marjana Karolina Bunaj, 37 vjeçe, me origjinë nga Mirdita, prej disa vitesh jetonte në Pogradec pas martesës. Ajo u paraqit rreth orës 1:00 të mëngjesit në maternitetin e qytetit, pasi kishte nisur të kishte dhimbje të forta barku.

Related article  Butoni në panelin e makinës që mund ta bëjë çdo udhëtim më të rehatshëm

Familjarët pretendojnë se pasi mjekët konstatuan rëndimin e gjendjes së saj u diskutua mundësia e transportimit drejt Tiranës me helikopter, për të marrë një trajtim më të specializuar. Por, sipas tyre transporti ajror nuk u realizua për shkak të orarit të natës.

Në këto kushte, rreth orës 04:30, rreth tre orë pas mbërritjes së saj në spital, mjekët vendosën transferimin e 37-vjeçares drejt Tiranës me ambulancë.

Por gjatë rrugës, gjendja e Marjana Karolina Bunajt u përkeqësua dhe pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha ajo nuk arriti të mbijetonte.

Published inNEWS