Skip to content

Tre shqiptarë nxirren të p ajetë nga rrënojat e ndërtesës që u shemb në Athinë! Zbulohen emrat

Tre shqiptarë janë identifikuar mes viktimave, në ndërtesën që u shemb pas një shpërthimi në kryeqtyetin grek, Athinë. Sipas Top Channel, shqiptarët që kanë humbur jetën janë Florian dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, e po ashtu Eris Cani.

Ndërkohë 3 personat e tjerë nën rrënoja janë: Ian Alekxander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina Papapresku.

Related article  “E di ku t’i fus fiqtë”/ Gazetari Arian Konomi përplaset me Edi Ramën në Vuno: Truprojat…

Shpërthim i fuqishëm ndodhi ditën e djeshme, në një ndërtesë në zonën e Plakës, në Athinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke alarmuar banorët e zonës. Shpërthimi ishte aq i fortë sa u dëgjua në një pjesë të madhe të qendrës së qytetit. Ndërtesa pësoi dëmtime të rënda, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në ndërtesat përreth, dyqane dhe automjete të parkuara.

Related article  Ky është 28 vjeçari qe humbi jeten

Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht. Sipas të dhënave paraprake dhe dëshmive të banorëve, dyshohet se mund të ketë pasur rrjedhje gazi natyror. Disa persona kanë deklaruar se kishin ndjerë erë të fortë gazi para shpërthimit.

Related article  Deklarata e bujshme: “Eshte zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”

Hetimet për përcaktimin e shkaqeve të sakta të ngjarjes po kryhen nga autoritetet kompetente dhe nga Njësia Hetimore për Zjarret në Athinë.

Published inNEWS