Skip to content

Atentat në Athinë, katër persona hapën zjarr drejt një kafeneje, plagoset një fëmijë shqiptar

Një ngjarje e rëndë u shënua natën vonë të së premtes, në Agios Panteleimona në Athinë, pas një sulmi të armatosur nga persona të panjohur, që rezultoi në plagosjen e një fëmije të mitur.

Konkretisht, në orën 23:50 me orën greke, katër persona në një makinë iu afruan një kafeneje, të vendosur në rrugën “Agorakritou” nr. 32, dhe hapën zjarr mbi të. Gjatë sulmit, një vajzë rreth 10 vjeç u plagos në këmbë.

Related article  “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”, ja cfare me ben ai kur me vjen radha, habit ish-Missi që u martua me sheikun arab

Deri më tani, autoritetet nuk kanë sqaruar nëse plaga erdhi direkt nga një plumbi i armë së zjarrit apo nga sendet e tjera të goditura

Related article  Marjana Koçeku me letrën e hapur drejtuar kryeministrit

Nëna e fëmijës, me origjinë shqiptare, nuk priti ambulancën dhe e transportoi menjëherë vajzën e vogël në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” për kujdes mjekësor.

Siç bën me dije korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, në momentin e ngjarjes në lokal ndodheshin 10 persona, të gjithë shqiptarë. Ndërkohë më vonë është gjetur dhe një makinë e djegur, për të cilën dyshohet se i përket autorëve.

Related article  8,500 vende pune në shtetin evropian për ata jashte BE-së, paga mesatare bruto 7,400 euro në muaj

Forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe po kryejnë hetime për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Published inNEWS