Plaku Sali kërkon sërish protagonizëm

Plaku Sali kërkon sërish protagonizëm. Pas 150 ditësh protestë të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë ndarë “shapin nga sheqeri” me politikën e galvanizuar, ku dyshja Sali-Edvin kanë qenë targeti I tyre për tu shporrur njëherë e përgjithmonë nga jeta e qytetarëve. Kjo dyshe janë monedha që kanë qeverisur vendin ku nga njëra anë është fytyra e Edvinit dhe ana tjetër është plaku Sali.

Pasi e ndjeu se kjo protestë e nxorri jashtë loje, plaku Sali nxorri ushtërët e tij për të prishur vrullin e protestës si një zjarrfikës I Edvin Ramës dhe gjithë mazhorancës të kalbur nga korrupsioni. Siç ka bërë gjithmonë që ka shuar çdo protestë duke i dhunuar qytetarët shqiptarë që kanë protestuar ndër vite, edhe sot kjo fosile politike kërkon të ndyjë qëllimin e shqiptarëve për një politikë pa këtë kastë kërmash që kanë ndyrë dhe zhytur interesat e kombit shqiptar.

Related article  Filip Cakulli jep nje detaj te ri per videot e publikuara

Kanë qenë vetë studentët që kanë përzenë nga protesta deputetët e Partisë Demokratike, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta shndërruar këtë revoltë qytetarë në një betejë politike mes kampeve të vjetra.

Related article  Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Sipas protestuesve, Rama dhe Berisha po përpiqen ta përçajnë dhe ta devijojnë protestën nga qëllimi i saj.

Thirrja është e qartë: RAMA NË BURG! BERISHA NË BURG!

Related article  EMRI surprizë/ Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

Kjo protestë nuk ka pronarë politikë, nuk i shërben asnjë partie dhe asnjë individi. Ajo ka vetëm një qëllim: t’i japë fund një sistemi 35-vjeçar pushteti, korrupsioni dhe pazari politik, të mishëruar nga Rama dhe Berisha. Studentët nuk duan të zëvendësojnë një të vjetër me një tjetër. Ata kërkojnë ndryshim të vërtetë!