Erjoni ndan nje tjeter mesazh madheshtor

Erjon Vishkulli, i cili pësoi dëmtime në sy gjatë protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë, para protestes se sotme, ka ndarë një mesazh mirënjohjeje pas ndërhyrjeve kirurgjikale që ka kryer për të trajtuar dëmtimin.

I riu nga Elbasani, i cili fillimisht iu nënshtrua një operacioni urgjent në Shqipëri dhe më pas një ndërhyrjeje të dytë në Romë, ka falënderuar familjarët, miqtë dhe shqiptarët kudo në botë për mbështetjen që i kanë dhënë.

Në reagimin e tij, Vishkulli shprehet se mesazhet, telefonatat dhe lutjet e njerëzve i kanë dhënë forcë për të përballuar këtë periudhë të vështirë, ndërsa vijon sfidën për rikuperimin e shikimit.

Related article  Sherr me th*ka pranë oborrit të gjimnazit/ Tre adoleshentë të pl*gosur, njëri rëndë, niset

“Çdo fjalë e juaja më ka dhënë forcë, shpresë dhe kurajë për të vazhduar përpara”, shkruan ai, duke shprehur shpresën se do ta kalojë me sukses këtë sfidë shëndetësore.

Reagimi i plotë i Erjon Vishkullit:

Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë.

Një falënderim i veçantë për të gjithë shokët, miqtë, familjarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen në botë, që më kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata, fjalë të ngrohta dhe lutje. Çdo fjalë e juaja më ka dhënë forcë, shpresë dhe kurajë për të vazhduar përpara.

Related article  Nena akuza e rende

Në një moment kur zemra ka nevojë për mbështetje, ju më treguat se nuk jam vetëm. Solidariteti, dashuria dhe respekti që më keni dhuruar kanë një vlerë të jashtëzakonshme për mua.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni, që më keni treguar se zemra shqiptare është gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në ditët e mira dhe sidomos në ditët e vështira.

Dhe mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën, për jetën dhe për shpresën që më jep çdo ditë. Lutem që kjo sfidë të kalojë me sukses dhe që të gjithë të kemi shëndet e bekime.

Related article  Momente paniku në mes të qytetit, makina përplas disa qytetarë në një kafene, dy të plagosur rëndë

Zoti ju shpërbleftë secilin për dashurinë dhe mbështetjen tuaj!

Mirënjohje pafund, U shtofshin Shqiptarët e mirë!

Erjon Vishkulli mbeti i plagosur në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë. Pas incidentit, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale.

Për shkak të dëmtimit, i riu u dërgua më pas në Itali, ku kreu një operacion të dytë në klinikën “Gemelli” në Romë. Sipas informacioneve të raportuara, ndërhyrja e dytë kirurgjikale përfundoi me sukses, ndërsa Vishkulli vijon të përballet me procesin e rikuperimit të shikimit.