Studentët i përzunë, Noka komplet jashtë realitetit: Kjo ndodhi sepse PD është partia që do…

Ndërkohë që në protestë ka përplasje mes studentëve dhe militantëve të PD-së, Flamur Noka ka reaguar për mediat.

Ai u shpreh se PD-në nuk e lëviz askush nga protesta, ndërsa akuzoi se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” vijnë nga mbështetësit e Arlind Qorit.

“Këtu Partinë Demokratike nuk e shkul askush nga sheshi, për këtë të jeni të sigurt. Ky është mesazhi. Ata qorristat do e marrin përgjigjen një për një”, tha Noka.

Related article  Çfarë po ndodh me urdhrin e Ramës? Ky Drejtor ende ne pune, Rama ka thene te largohen, por ...

Partia Demokratike ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me përplasjen dhe tensionet që u regjistruan më parë në Rrugën e Durrësit, teksa deputetët dhe simpatizantët e saj po marshonin për t’ju bashkuar protestës studentore.

Selia blu përmes sekretarit Flamur Noka shënjestron publikisht partinë e Arlind Qorit, duke thënë se ata do të përgjigjen për tensionet dhe përplasjen që tentuan të shkaktonin.

Related article  P*nik gjatë një fluturimi në Greqi, thyhet xhami i avionit

“Këtu duket qartë gjithçka, kështu që ju bëni çfarë të doni, nj gjë duhet ta keni të qartë, këtu PD-në dhe opozitën nuk e shkul dot askush nga sheshi. Kaq, ky është mesazhi. Ata qorristat do ta marrin përgjigjën një për një”, është shprehur Flamur Noka.

TENSIONE TE MINISTRIA E ARSIMIT: Studentët bëhen gardh dhe nuk lejojnë deputetë e simpatizantë të PD që të bashkohen me protestën e tyre
Studentët janë bërë gardh dhe për mediat e pranishme janë shprehur se nuk duan që të përzihen me politikanët e Partisë Demokratike, duke theksuar se çdo qytetar është i ftuar t’i bashkohet protestës studentore, por jo deputetët.

Related article  Te shtena, ka humbje jete dhe shume te plagosur

Situata është tensionuar për shkak se disa të rinj të Partisë Demokratike kanë debatuar përpara kamerave, në transmetim të drejtpërdrejt, duke hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës, se janë të blerë dhe të shitur.