Skip to content

Nuk ka nevojë të vijnë në Tiranë! Ministrja jep LAJMIN E MIRË për këtë qytet të vendit…

Njësia e kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës është rikonstruktuar dhe pajisur me standarde bashkëkohore, duke u mundësuar rreth 300 pacientëve të qarkut të marrin trajtimin pranë vendbanimit të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, deklaroi se synimi është decentralizimi i shërbimeve onkologjike, në mënyrë që pacientët të mos kenë nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për çdo trajtim.

Related article  Lajmi i fundit, makina perplas dy femije

LEXO MË SHUMË! LAJM I MIRË për shumë shqiptarë! SHBA ul kohëzgjatjen e vizave, ja kategoritë që përfitojnë
“Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më të sigurta dhe kujdes më pranë qytetarëve”, tha ministrja.

Related article  Rama bën gati kurthin e fundit ndaj protestuesve: Shpirti ma di sa më dhembin hallet tuaja, jam i gatshëm të

LEXO MË SHUMË! TRAGJIKE/ Babai e harroi në sediljen e pasme të makinës, ndërron jetë 2-vjeçarja
Korça është pjesë e një projekti më të gjerë për modernizimin e 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, në kuadër të krijimit të një Rrjeti Kombëtar të Onkologjisë.

Related article  Top DOJ Ethics Adviser Says Pam Bondi Fired Him
Published inNEWS