I FUNDIT/ Aksident në vend, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Torovicë të Lezhës, ku një person humbi jetën gjatë përdorimit të një mjeti bujqësor.

Related article  Ndahet nga jeta profesor i njohur ne vend, autor i botimit madhor

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Dod Samari, po lëvizte me mjetin bujqësor kur dyshohet se humbi kontrollin mbi të, duke mbetur i bllokuar poshtë tij.

Related article  Dalin bisedat e fshehta të produksionit! Nga takimet natën te fituesi i paracaktuar/ Si Moza ua prishi çdo parashikim (Foto)

Si pasojë e plagëve të rënda të marra, ai ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Related article  Reforma e re territoriale, dalin emrat e 15 bashkive qe zhduken, ja cfare do behet me kryetaret