I FUNDIT/ Aksident në vend, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Torovicë të Lezhës, ku një person humbi jetën gjatë përdorimit të një mjeti bujqësor.

Related article  Shqetësime për jetën e Veliajt? Kryebashkiaku në një korridor me Dan Hutra, mendohet se do të

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Dod Samari, po lëvizte me mjetin bujqësor kur dyshohet se humbi kontrollin mbi të, duke mbetur i bllokuar poshtë tij.

Related article  Moti ndryshon ja cpo ndodh ne keto qytete

Si pasojë e plagëve të rënda të marra, ai ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Related article  Flaket i afrohen ndjeshem banesave