Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një sipërfaqe me bimësi në fshatin Lalm i Ri, në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe era, duke iu afruar disa banesave në zonë.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre drejt banesave. Aktualisht, vijon puna për shuarjen e disa vatrave ende aktive dhe izolimin e plotë të zjarrit.
