Skip to content

Detajet e renda nga ngjarja ne Shkoder

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarje e rëndë që ndodhi këtë të mërkurë, në fshatin, Domen të Postribës në Shkodër këtë të mërkurë, ku një nënë së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, humbën jetën për shkak se banesa në të cilën ndodheshin u shkrumbua nga flakët.

Policia bën me dije se banesa është përfshirë nga flakët në orën 13:10 dhe brenda saj ndodheshin nëna e re 24-vjeçare së bashku me dy fëmijët 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Related article  Detaje te reja nga ngjarja e rende qe tronditi Tiranen

Si sapojë e flakëve, nëna dhe dy fëmijëtr e mitur, kanë humbur jetën. Raportohet se ata kishin ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet në fshatin e tyre. Ndërsa në vijim pritet që të mësohen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje tepër të rëndë.

Related article  Tre vëllezër nderrojne jete ne ngjarjen e rende!

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Related article  Trnditëse/ Djali vrt babain pas një incidenti mes tyre

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNEWS