Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 vik tima dhe 2 të p lagosur, njëra prej të plagosurave ishte shtatzënë

Mesohet se pese persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në një përrua në zonën Manavgat të Antalyas, në jugperëndim të Turqisë.

Related article  Jep dorëheqjen kreu i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së dielës (26 korrik) në lagjen Beidigin, në aksin rrugor Tasayil–Derebutzhak.

Pas njoftimit nga dëshmitarët, në vendngjarje mbërritën ambulancat, zjarrfikësit, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) si dhe forcat e xhandarmërisë.

Related article  Karamuço: Kemi dërguar dhe kemi trajnuar ushtarakë ukrainas

Ekipet e shpëtimit zbritën në përrua dhe konstatuan se pesë prej pasagjerëve kishin humbur jetën në vendngjarje. Dy personat e plagosur u nxorën nga automjeti dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit.

Related article  Nga dorëheqja e Edi Ramës te zgjedhjet, Grupit Koordinues i “rrjedhin” mesazhet! Rama publikon planet për

Guvernatori i Antalyas, Hulusi Sahin, bëri të ditur se njëra prej të plagosurave ishte shtatzënë, ndërsa konfirmoi se në automjet udhëtonin gjithsej shtatë persona.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.