Skip to content

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 vik tima dhe 2 të p lagosur, njëra prej të plagosurave ishte shtatzënë

Mesohet se pese persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në një përrua në zonën Manavgat të Antalyas, në jugperëndim të Turqisë.

Related article  E bujshme deklarata e fundit e Edi Rames!

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së dielës (26 korrik) në lagjen Beidigin, në aksin rrugor Tasayil–Derebutzhak.

Pas njoftimit nga dëshmitarët, në vendngjarje mbërritën ambulancat, zjarrfikësit, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) si dhe forcat e xhandarmërisë.

Related article  Aksident i rende ne oret e para te mengjesit

Ekipet e shpëtimit zbritën në përrua dhe konstatuan se pesë prej pasagjerëve kishin humbur jetën në vendngjarje. Dy personat e plagosur u nxorën nga automjeti dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit.

Related article  Mass Shooting at Resort Kills at Least 24 People, Injures Dozens More

Guvernatori i Antalyas, Hulusi Sahin, bëri të ditur se njëra prej të plagosurave ishte shtatzënë, ndërsa konfirmoi se në automjet udhëtonin gjithsej shtatë persona.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Published inNEWS