Skip to content

Nga dorëheqja e Edi Ramës te zgjedhjet, Grupit Koordinues i “rrjedhin” mesazhet! Rama publikon planet për

Nga dorëheqja e kryeministrit te zgjedhjet, Grupit Koordinues i “rrjedhin” mesazhet! Rama publikon planet për protestën: Shihni nivelin e udhëheqësve imagjinarë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar dje në rrjetet sociale biseda private të Grupit Koordinues të protestës dhe planet e tyre në lidhje me tubimet që kanë nisur prej 31 ditësh. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar mesazhe që sipas tij, i kanë mbërritur nga një anëtar në “arrati” i këtij grupi, ku bëhen plane edhe për organizimin e protestës. Në mesazhin e tij, protestuesi i shkruan kryeministrit që të mos e çojë ndër mend të tërhiqet, pasi, sipas tij, ai është e keqja më e vogël.

Në mesazhet e bëra forward nga bisedat e Grupit Koordinues të Protestës diskutohet për dorëheqjen e Ramës, zgjedhjet, njoftimin e ambasadave të huaja, ndryshimin e Kushtetutës dhe regjistrimin e ri të popullsisë. “ONDRRA N’BEZE i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë së mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës, po aman lexojeni vetë çfarë më çon një protestues në arrati nga grupet ëhatsap, ku u bëkan plane madhështore të cilat flasin vetë për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të “Shqipërisë së re”.

Related article  LAJMI FUNDIT/ E papritur, Qeveria Rama merr vendimin e pabesueshem!

See also Rrjetet shqiptare të drogës po pushtojnë tregun francez/ Raportet e fundit tronditin autoritetet
“Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh dhe këtë po ta them unë një njeri që s’të do po që e kuptova si protestues i ndodhur me lloj-lloj soj intelektualësh gjoja nëprë grupe ëhatsapi se ti o Ramses je e keqa më e vogël! Shih ca deliresh dhe jo me flamingo s’kanë punë këta po jan një rracë derri që dhe duan pushtet dhe nuk mbushin hic pupupu o Zot”. Mesazh forward nga i njëjti numër:

Related article  Teen mom who chose son’s birth over cancer treatment dies

“1. Mendoj se fokusi te doreheqja e panegociueshme. Nuk duhet te humbim kohe duke kerkuar ndryshime ligjesh specifike. Rama eshte mjeshter i propagandes. Po kerkuam ligje, do t’i shfuqizoje taktikisht, do thote “jua plotësova kerkesat” dhe do te mbaje karrigen. Doreheqja eshte kushti i pare dhe i panegociueshem!

2.Ne ndryshim nga avokati duke mos krijuar qeveri teknike, kalimi direkt ne zgjedhje te parakohshme eshte kurth. Nuk ka kohe fizike per krijimin dhe regjistrimin e partive te reja nga radhet e protestes. Qeveria teknike ngrin sistemin, garanton paanshmeri dhe u jep kohe(9-12muaj) forcave te reja te organizohen si te barabarta.

See also Braktisi dy fëmijët e saj! E pëson keq nëna 26-vjeçare…
3. Presidenti dhe trupa diplomatike (Ambasadat SHBA/BE) duhet te vihen ne dijeni menjehere permes nje dokumenti te protokolluar zyrtarisht. Nderkombetaret mbeshtesin procedurat ligjore; kur shohin dokument zyrtar, na njohin si levizje shtetformuese dhe jo si revolte rruge.

Related article  Trump Administration Confirms “Substantial Chance” of Talks With Iran Amid Escalating Nuclear Threat

4.Hapja e Frontit Ligjor (KQZ & Kushtetuese). Duhet te pergatitet qe tani kerkesa per ndryshimin e Kushtetutes dhe Ligjit per Referendumet. Nuk kemi kohe per te humbur. Duke depozituar kerkesen ne KQZ, hapim nje proces zyrtar me afate ligjore dhe krijojme nje presion te dyfishte: popullin ne rruge dhe popullin me letra ne dore duke firmosur neper tenda.

5.Censusi per regjistrimin e popullsise eshte baza per pregatitjen e zgjedhjeve te reja”, shkroi dje Rama.

Published inNEWS