Meteorologia e njohur, Lajda Porja, bëri ditën e sotme një parashikim të motit për muajin gusht dhe shtator.
Porja gjithashtu bëri një parashikim të motit edhe për vjeshten, e cila do të jetë e vonuar dhe mund të hyjë në muajin nëntor dhe që mund të zgjasë pjesërisht deri në janar. Sipas saj, në shtator dhe tetor presim që të ketë sërish temperatura të larta.
Meteorologia u shpreh se vjeshta do të jetë shumë e lagësht dhe e mbushur me fenomene, me rrëbeshe dhe me stuhi.
Pjesë nga biseda:
A presim një rënie temperature? Që kemi atë pjesën që nuk kemi vjeshtë, siç nuk kemi më pranverë dhe kemi menjëherë dimër.
Parashikohet në fakt që shtatori të jetë shumë i favorshëm edhe për në bregdet, për në plazh. Presim një shtator mjaft të ngrohtë dhe një tetor. Presim një vjeshtë e cila mund të jetë e vonuar, futet në nëntor dhe dhjetor. Vjeshta do të jetë shumë e lagësht dhe shumë e mbushur me fenomene. Me fenomene, me rrëbeshe, me stuhi tropikale. Për shkak se gjithë aktiviteti i atmosferës që po ndodh gjatë verës, gjithë këto temperatura të larta, do të përkthehen duke prodhuar pafundësisht stuhi detare apo stuhi të erës, rrebeshe shiu, reshje me itensitet të lartë.
Si ndodh kjo? Nxehet uji i detit, çfarë e shkakton?
Së pari temperaturat e oqeaneve dhe sipërfaqeve ujore kanë arritur në vlera maksimale, madje janë të krahasueshme me vitin 2023. Përveç kësaj edhe temperaturat e sipërfaqes së tokës. Duke qenë gjatë gjithë kohës, që nga maj, qershor, korrik, përfshirë gushtin, do të jetë dhe shtatori, pikërisht presim një vjeshtë shumë të lagësht dhe nuk do të jetë një vjeshtë normale që fillojnë reshjet dhe të paktën për 10-11 ditë të bien qetësisht. Do kemi temperatura shumë të larta dhe në nëntor. Mund të kemi stuhi të cilat zgjasin shumë pak në kohë dhe prodhojnë reshje me itensitet të lartë. Duke qenë se toka është shumë e thatë, pikërisht këtu ndodhin edhe përmbytjet.
Shkalla e agrisivitetit të fenomeneve sa vjen e rritet. Po shikohen disa fenomene që nuk janë tipike për Mesdheun. Po shikohen stuhi në Brigjet Mesdhetare që po i klasifikojnë si uragan, që nuk janë pjesë e klimës së Mesdheut. Ndonëse në shkallë të ulët. Pra presim një shtyrje të verës, duke marrë shtatori dhe tetori që do ketë temperatura të larta. Vjeshta mund të jetë nëntor, dhjetor dhe pjesërisht janar. Gjatë kësaj periudhe ne mund të kemi reshje shumë intensive, jo plotësim të kuotave mujore por dyfishim apo trefishim të reshjeve.
