Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Kamëz, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri ndërsa një i tretë është plagosur. Tre vëllezërit u përfshinë në një konflikt, i cili dyshohet të ketë nisur për motive banale.
ABC News mëson se një prej viktimave, Selam Islamaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij Nazmi Islamaj ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spital. Sakaq, te Trauma po merr mjekim Shefqet Islamaj, i cili mësohet se ka mbëtur I plagosur rëndë nga të shtënat me armë.
Sakaq, autori i krimit të dyfishtë Ngushellim Manzi, fqinj me tre vëllezërit është arrestuar nga policia.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive banale. Policia ndodhet sakaq në vendngjarje.
