Skip to content

Aksident i rëndë i merr jetën 20-vjeçarit (EMRI)

Aksident i rëndë detar ka ndodhur sot në Gjirin e Ksamilit. Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare të Sarandës.

Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, 20-vjeçari Albano Kreçi, banori i Ksamilit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në Ksamil.

Related article  Ne gjendje te rende, del emri i vajzes qe u dergua URGJENT tek Trauma pas goditjes ne koke

Ambulancat kanë sjellë deri tani dy persona në urgjencën e spitalit të Sarandës, njëri prej të cilëve, 20-vjeçari ka ndërruar jetë.

Related article  Intervista që do rrëzojë Kryeministrin??? Çim Peka bën paralajmërimin e madh me Arben Ahmetajn!

Kreçi dyshohet se ka qenë në drejtim të një mjeti lundrues motor deti, në formë automjeti. Është përplasur me mjetin lundrues skaf të policisë kufitare. Kreçi ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jete pavarësisht transportimit në spital me autoambulancë. Mjeti lundures i tij mësohet se është mbytur pas përplasjes.

Related article  “Do të dyfishohet bonusi për pensionistët” nga rritja nuk përfitojnë të gjithë, përjashtohen pensionet
Published inNEWS